Habit Hajdari, ja çfarë thotë për partinë e re

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar ditën e sotme në lidhje me partine e re të themeluar nga Astrit Patozi, e quajtur ‘Bindja Demokratike’.

Një foto e Hajdarit dhe Patozi qarkulloi në media, ku shumë menduan se ka qenë ideja e deputetet demokrate për krijimin e partisë.

Por sot Hajdari ka thyer heshtjen në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, duke thënë se nuk ka asnjë rol në themelimin e partisë dhe se fotoja me Patozin është shkrepur shumë kohë më parë.

“Më shprehën ftesën sepse unë isha pro mos-bojkotimit të zgjedhjeve dhe formimit të një forumi demokratik që do të përfaqësonte demokratët. Fatkeqësisht partitë sot kanë zgjedhur një mënyrë jo ligjore, me veprime që nuk i shkojnë për shtat një vendi që do të hyjë në bashkimin evropian”, tha ajo.

Më tej, Hajdari është shprehur se momentalisht prioritet ka vetëm grupin parlamentar të PD.

Por prioriteti im kryesor do të jetë grupi parlamentar demokrat. Ne kemi objektiva të qarta për punën që do të merret ky grup. Nuk dua që gjërat të ndodhin shpejt dhe me nxitim. Patjetër unë jam e hapur, dhe i uroj suksese çdo lloj formimi që zgjedh forma demokratike, siç është pjesëmarrja në zgjedhje. Pak herë e kam takuar zotin Patozi dhe ato foto që kanë qarkulluar kanë qenë nga të parat foto që unë e kam takuar./real-news.tv