Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë pak më parë në Ora deklaroi se në takimin e kryeministrit RAma dhe kancelares Merkel ka pasur manipulim fotosh.
Kryemadhi tha se nga fotografitë e shpërndara nga Bundestagu, Merkel shfaqet me xhaketë të kuqe, ndërsa në fotot e shpërndara nga zyra e Kryeministrit, kancelarja shfaqet me xhaketë blu.“Sigurisht që është bërë manipulim”, tha Kryemadhi.

