fbpx

Habit me modelin e çuditshëm të flokëve, por pas fshihet një gjest prekës

48829537-10064593-image-a-117_1633518304292.jpg

Një burrë është bërë viral falë një modeli të çuditshëm flokësh. Stu Turner, 36-vjeç nga Britania është quajtur “Ring Head” pasi guxoi t’i priste flokët në këtë mënyrë për një arsye të veçantë. Duhej të rruante kokën dhe mjekrën në mënyrë që të dukej sikur ai kishte një unazë rreth fytyrës.

Donatori i bamirësisë, i cili mblodhi 1.000 paund për Trustin e Princeshës së Vogël, nxori në ankand se çfarë modeli i flokëve të tij të ri duhet të ishte për ofertuesin më të lartë. Vëllai i tij fitoi dhe shkoi për këtë zgjedhje unike

Por pas këtij modeli të çuditshëm fshihet një histori tjetër. Ai i rriti flokët gjatë periudhës së izolimit për t’i dhuruar më pas te një organizatë bamirësie, e cila siguron paruke për fëmijët që kanë humbur flokët nga trajtimi i kancerit apo sëmundjeve të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303