Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pak momente më parë për Reformën Zgjedhore dhe për tryezën e djeshme të thirrur nga OSBE.
Në një postim në Twitter, Hajdari thotë se ata që kanë bërë zgjedhje në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur në ato zgjedhje, ndërkohë thekson se SPAK dhe BKH do t’i hetojnë ato.
“Në të vërtetë, Komiteti Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, theksoi se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve ata që kanë bërë zgjedhje në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidoqoftë, këto hapa do të ndërmarrin SPAK & BKH, pasi politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin”, shkruan deputetja.

