Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, deputetja e PD shkruan se nuk është aspak për bojkotin e zgjedhjeve pasi ajo e konsideron si vetëvrasje politike.
“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shkruan Hajdari./real-news.tv

