fbpx

Hamburgerat me djathë bëjnë mirë për shëndetin

unnamed.jpg

Për të gjithë ata që i dashurojnë hamburgerat kemi një lajm super të mirë!

Sipas disa hulumtuesve kanadezë hamburgerat me djathë ose ndryshe siç mund ti keni lexuar “Cheeseburger”, nuk janë edhe aq të dëmshëm për shëndetin.

Shkencëtarë kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i mishit të kuq të papërpunuar dhe djathit mund ta reduktojë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke e përmirësuar mirëqenien e zemrës.

Më shumë se 218,000 të rritur nga më shumë se 50 shtete të ndryshme kanë kontribuar për rezultatet e këtij studimi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i sasive të moderuara të produkteve të bulmetit dhe mishit në përditshmëri si pjesë e një diete të balancuar mund ta reduktojë në mënyrë drastike rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni hamburgera çdo ditë./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303