fbpx

Hani këto ushqime për flokë të shëndetshëm

LuxyHair_16X9_Blog_0b60894f-555b-4539-a26a-b3862e918674_1400x.jpg

Flokët janë shumë delikatë dhe duan një përkujdesje të veçantë, si tek femrat dhe tek meshkujt.

Sekreti është ushqimi i ekuilibruar i cili luan rolin kryesor në gjithë këtë histori.

Ekspertët kanë zbuluar se kur ushqimi është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, forcon flokët dhe promovon rritje më të shpejtë.

Por çfarë të shtoni sot në pjatën tuaj dhe pse?

Mësojeni më poshtë.

1-Spinaqi – sepse është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

2-Farat e kungullit – sepse  janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.

3-Avokado – sepse është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.

4-Patatja e ëmbël – sepse është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.

5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë – sepse janë të pasura me vitaminë ‘C’, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303