TË FUNDIT

Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritu qëndrimin e tij ndaj qeverisë Kurti, e cila sipas tij do të jetë një zhgënjim për qytetarët dhe nuk do të jetë në gjendje të përmbushë pritjet e tyre.

Ai tha gjithashtu se ka dyshime në aftësitë menaxheriale të Albin Kurtit, i cili synon të udhëheqë ekzekutivin pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka bërë të ditur se nuk ka marrë ftesë nga Vetëvendosje dhe LDK-ja për formimin e institucioneve, por pavarësisht kësaj, ai shtoi se AAK nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe se ajo do të qëndrojë në opozitë.

“E kisha takuar në çdo kohë zoti Kurtin, ne jemi opozitë, ata i kanë fituar zgjedhjet ata duhet të formojnë institucionet. Jemi opozitë, nuk e shohim vetën pjesë e Qeverisë Kurti”, tha Haradinaj.

“Kam folur më përpara për vlerësimin tim, për një qeverisje Kurti bazuar në vlerësimet që kam për mandatarin në këtë rast për kryeministrin e ardhshëm Kurti nëse e voton Parlamenti, dhe çdo herë kam thënë që kam dyshim në aftësitë e tij menaxheriale dhe që mendoj që do të jetë një zhgënjim kjo qeveri. Nuk e kam thënë për arsye të caktuara personale, por e kam thënë në bazë të vlerësimit të punës, këtë punë e njoh, qeverisjen dhe udhëheqjen me qeverinë dhe zbatimin, që është punë e vështirë. Duke e njohur edhe të rrethanat e Kurtit dhe koalicionit, nuk mendoj që do të jetë një qeveri që do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve, për fat të keq do të jetë zhgënjim”, tha ai.

 

Megjithatë, Haradinaj e pranoi se gjendja e tanishme nuk është e mirë, për shkak të mos pajtimeve për postin e presidentit ndërmjet VV dhe LDK-së, dhe ai kërkoi formimin sa më parë të institucioneve të reja, pasi çdo vonesë në këtë drejtim do të dëmtojë funksionalitetin e shtetit.

“Nuk kemi marrë kurrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosje, LDK ose dikush për diskutim, Nuk refuzojmë diskutim me askënd në Kosovë, unë kur kam krijuar Qeverinë më është dashur të negocioj edhe me Listën Serbe, tash edhe Albini e ka marrë vesh që duhet, pra më në fund, sido që të jetë nuk refuzojmë diskutime për interes të vendit, për tema nacionale, por ne nuk shohim rol nuk kemi ndonjë rol për të ndihmuar në krijimin e institucione, përgjegjësia bie mbi fituesit. Nëse fituesit dalin në konferencë për shtyp dhe thonë ne nuk po mund ta bëjmë, atëherë ne duhet të interesohemi çfarë të bëjmë, sepse vendi ose shkon në zgjedhje ose çka me bë”, tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat