Helmohen 78 persona në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku 78 persona janë helmuar nga uji i pijshëm.

Bëhet me dije se mbi 30 persona kanë shkuar në spital ditën e djeshme, pasi uji i ka shkaktuar të vjella.

Ndërkohë, bilanci është rritur edhe mëngjesin e sotëm, ku shumë qytetarë janë nisur drejt spitalit si pasojë e simptomave të ndryshme.

Shumë prej tyre janë nga lagjja e vjetër e qytetit./real-news.tv