fbpx

Hera e parë që KPA rikthen në detyrë një gjyqtar të shkarkuar nga KPK

auto_auto_auto_dd4ae374-d6a8-44bc-be86-f40f48f780a5156015816715603269031603464902-1.jpg

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë ish kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil Shkodër, Fuat Vjerdha, duke hedhur poshtë vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pro këtij vendimi votuan të gjithë anëtarët e trupit gjykues.

Gjyqtari Vjerdha u shkarkua në qershor të 2019, pasi KPK gjeti probleme me deklarimin e pasurisë dhe dyshime për përfitim të parave për shkak të detyrës. Gjyqtari Vjerdha është një nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër vendimit për burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Ky vendim është i pari i këtij lloji në 3 vite të nisjes së procesit të vetingut. Deri më tani Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra ose ka lënë në fuqi vendimet e shkarkimet për magjistratët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303