TË FUNDIT

Heshtja e Trump për arrestimin e Assange?

Presidenti Trump, i cili vazhdimisht e ka vlerësuar WikiLeaks për publikimin e materialeve të dëmshme për Hillary Clinton gjatë garës presidenciale të 2016, tashmë ka mohuar entuziazmin e tij të së shkuarës pas arrestimit të themeluesit të organizatës, Julian Assange.

“Nuk di asgjë për WikiLeaks,” u tha Trump gazetarëve. “Nuk është puna ime. Unë e di se çfarë ka ndodhur me Julian Assange. Kam parë se çfarë ka ndodhur me Assange. Dhe do të ketë vendosmëri, besoj, kryesisht nga avokati i përgjithshëm “-tha Trump.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale gjatë një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in, Trump tha se ai nuk kishte “një opinion të vërtetë ” rreth arrestimit të Assange nga autoritetet britanike në përgjigje të një kërkese ekstradimi të SHBA. Ai tha se çështja ishte duke u trajtuar nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr.

NBC News përmendi se Trump e kishte cituar WikiLeaks 141 herë në 56 ngjarje në muajin e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale në 2016.

“WikiLeaks, e dua WikiLeaks,” tha ai në një ngjarje të tillë.

“Ky WikiLeaks është si një thesar i thesareve”, tha ai në një tjetër.

“Më pëlqen publikimi i materialeve të WikiLeaks,” tha ai në një tjetër ngjarje.

WikiLeaks publikoi e-maile të hackuara nga menaxheri i fushatës së Clinton, John Podesta, në tetor 2016./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat