Hidhet në erë biznesi i një gruaje në Fushë-Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në qytetin e Fushë-Krujës ku një  sasi eksplozivi ka shpëthyer derën hyrëse të një mobilerie, ku fatmirësisht nuk raportohet per persona të lënduar. Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale.

Forca te shumta policie të rajonit të Fushë-Krujës dhe nga komisariati i Krujës janë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve. Mësohet se mobileria është në pronësi të Dhurata Karaj.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer  një sasi  e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.