TË FUNDIT

Historiani: Ja pse lajmi për vrasjen e Festim Latos mund të jetë gënjeshtër!

Historiani Arben Llalla ka reaguar për lajmin e vrasjes së biznesmenit Festim Latos.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Llalla shprehet se mund të jetë një ‘fake news’, duke përmendur disa arsye.

Sipas historianit, lajmi për vdekjen së Latos e shkroi Ali Aliu, një mashtrues, i cili para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklaroi që vëllai i i tij, Toni ra dëshmor në Çamëri, kurse Toni-dëshmori pinte birra në Gjermani.

Statusi i plotë:

Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si fake news?

Sepse, sipas familjarëve Festimi ka 3-4 ditë që nuk ka folur në telefon me askënd nga të afërmit e tij. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdo kujt që mos të flasë me familjen, qoftë edhe një javë.

Vëllai i tij, Xhemil Lato deklaroi se policia holandeze e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk asnjë gjasë të ndodhë, sepse Policia e Holandës do të merrte në telefon si fillim Ambasadën e Shqipërisë dhe jo drejtpërdrejtë familjen. Këto janë disa procedura ligjore.

Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativ nuk paska asnjë lajm nga policia e Hollandës?

Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu, një mashtrues, i cili para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklaroi që vëllai i i tij, Toni ra dëshmor në Çamëri, kurse Toni-dëshmori pinte birra në Gjermani.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat