fbpx

HIV po i vjen fundi? Mjekët bëjnë zbulimin historik

sida-compressor.jpg

Një studim i kryer në cdo vend të Europës monitoroi  1.000 çifte meshkujsh homoseksualë gjatë tetë viteve, ku njëri nga partnerët ishte pozitiv ndaj HIV dhe merr trajtim antiretroviral , ndërsa tjetri nuk e kishte virusin.

Gjatë kohës së monitorimit, mjekët vunë re se nuk ndodhi as edhe një rast i vetëm i transmetimit të virusit brenda çifteve.

Kjo rrit shpresat se medikamentet për mbajtjen në kontroll të virusit HIV mund të bëjnë që SIDA të jetë e patransmetueshme dhe trajtimet me antiretroviralë mund të jenë ata që do t’u japin fund infeksioneve të reja.

Studiuesit vlerësuan se kjo ndihmoi që të parandaloheshin rreth 472 raste të transmetimeve të HIV gjatë tetë viteve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303