Homazhet për Azem Hajdarin, Meta: Rruga që ai vendosi vendin të mbrohet me çdo çmim

12 Shtatori shënon 21 vite nga vrasja e liderit të demokracisë Azem Hajdari, një ngjarje kjo që tronditi politikën shqiptare.

Presidenti Meta ishte i pranishëm për të vendosur një kurorë me lule në memorialin e tij ku dha dhe një mesazh të fortë për zgjedhjet dhe demokracinë.

“Sot ishte një detyrim për ta nisur me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Pasi 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, që e vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë kolona e çdo sistemi demokratik dhe që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe më çdo çmim.”- u shpreh Meta.

Nga ana tjetër vajza e Azem Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari ka kryer homazhe për të atin në Varrezat e Dëshmorëve e shoqëruar nga deputetët e opozitës së re dhe të maxhorancës.