24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Horoskopi, 09 shkurt 2019

spot_img

Dashi

Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

 

Demi

Qielli i “papërshtatshëm” sot nuk ju favorizon, prandaj nuk di të bënit keqe sikur ta shtynit paksa në kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të këtyre kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

 

Gaforrja

Sektori i punës, pas një “përgjumjeje” të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është Merkuri “katalizatori” i  kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

 

Luani

Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje janë të favorizuar nga yjet, por kujdes, sepse mund të mjaftojë një hap i pamenduar mirë për të prishur gjithçka. Raporte disi të ndera me të tjerët.

 

Virgjëresha

 

Pas një periudhe relativisht të qetë, duket se vjen edhe momenti për t’u përballur me një moment të vështirë, të cilin do ta kaloni me sukses edhe në sajë të ndihmës së dikujt. Mirë erosi.

 

 

Peshorja

Sot duhet të tregoni kujdes, sidomos në marrëdhëniet me njerëzit e afërt, për shkak të ndikimit negative të dyshes Afërditës-Hënë  në shenjë. Mjaft aktivë në punë por shpenzoni pa kriter.

 

Akrepi

Pritet një ditë mjaft intensive (Marsi sot është një një pozicion interesant) dhe duket se sot nuk do të kini kohë as të merrni frymë. Por sa kënaqësi kur rezultatet ju japin të drejtë, apo jo?!

 

Shigjetari

Jupiteri sot duket se do te jete  “ylli juaj i mirë” në shenjë,  pas do t’ju bjë të jeni shumë të qartë në mendime dhe shumë të zellshëm për të punuar. Ambiciozë ju bën Hëna.

 

 

Bricjapi

Sot janë të gjitha gjasat për një ditë shumë aktive e me shumë intensitet në planin profesional, por që në sajë të rezultateve të pritshme, do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë edhe në atë sentimental.

 

Ujori

Me një mori planetësh që ju mbështesin sot është vërtet më vështirë të humbasësh se të fitosh, por jo gjithçka varet nga qielli. Hëna ju “hap gojën” por nga ana tjetër ju bën edhe magjepsës.

 

Peshqit

Edhe për ju, kuadri ujor duket se do të jetë e mirë, me mbështetjen e Marsit dhe Merkurit, të cilët do të bëjnë që të jeni më të qetë shpirtërisht. Si gjithmonë, jeni shpenzues të pashërueshëm. Mirë erosi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat