Horoskopi i datës 5 shkurt 2019

Dashi

Sinqeriteti i kësaj dite do bëjë që gjërat t’iu ecin gjatë gjithë kohës mirë sot. Të gjithë do ju shohin me sy pozitiv. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do ndikohet pozitivisht nga yjet. Do merreni vesh më së miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe të vjetra. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese. Duhet në çdo moment t’i bëni sytë katër në mënyrë që të kapin mundësitë më të mira. Në punë do jeni shumë të zotë për veten dhe nuk do ngurroni t’iu jepni një shtysë edhe kolegëve tuaj më të mirë. Lëndimet nuk do jenë aspak pjesë e juaja. Në planin financiar ndikimi i yjve do jetë kontradiktor dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Mundohuni të merrni masa sa më parë.

Demi

Hëna do sjelle disa turbullira të vogla gjatë kësaj dite, megjithatë ju do dini t’i kaloni me shumë sukses. Asnjë sfidë nuk do ju duket e pamundur. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe më shumë. Do i shprehni edhe më hapur ndjenjat tuaja dhe gjithçka do ecë më mirë. Ju beqarët do jeni më joshës se kurrë dhe do arrini ta bëni për vete atë që keni pëlqyer prej disa javësh. Në punë do keni ide të shumta sesi të dilni nga të gjitha situatat e sikletshme. Do jeni edhe dëgjues shumë të mirë dhe do përfitoni nga kjo gjë. Financat do mbeten delikate. Mos kryeni asnjë shpenzim të pamenduar sepse gjendja mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do ndiheni shpesh të dyzuar dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Kujdes me sjelljen kundrejt personave të afërt. Humori do ju ndryshoje shpesh ju të dashuruarve dhe mund të keni edhe debate me partnerin. Vendimet e rëndësishme duhet t’i shtyni sa më shumë. Ju beqarët nuk duhet të ngurroni të dilni me personat që ju pëlqejnë duke menduar se çfarë do thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe mund të bëni çfarë të doni. Në punë mundet të zhgënjeheni nga disa kolegë që ju keni besuar dhe kjo do ju bëjë pesimistë për të vazhduar përpara. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do jetë e mirë.

Gaforrja

Hëna do ju shtyjë të zgjeroni horizontet gjatë kësaj dite dhe do provoni edhe gjëra që nuk i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ecë për bukuri mes jush dhe atij që keni në krah dh do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni më të rezervuar dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt. Në fakt kështu keni për të humbur disa mundësi interesante që nuk vijnë shpesh në jetë. Në punë do hidhni hapa para edhe pse me shumë vështirësi e përpjekje. Pasi të binden shefat mund t’iu ofrojnë edhe një pozicion të ri. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë dhe do ndiheni mjaft të kënaqur.

Luani

Dielli dhe Mërkuri do ju bëjnë shumë të logjikshëm gjatë kësaj dite. Do dini mirë si ta ndani kohën për t’u marrë me çdo gjë. Ju të dashuruarit edhe pse jeni ambicioze në punë dhe do i përkushtoheni shumë asaj, sot nuk do e lini kurrsesi pas dore partnerin. Marrëdhënia në çift do jetë e kënaqshme. Ju beqarët nuk do mundni dot të realizoni asnjë takim të veçante dhe do mbeteni sërish vetëm. Nëse prisni ngjarje të rëndësishme në punë, sot do mund t’iu realizohen për mrekulli. Nervozizmi i mëngjesit ka për të kaluar shpejt. Gjendja e financave do jetë goxha delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që ju do kryeni.

Virgjëresha

Kjo ditë ka për të qenë mjaft interesante dhe me risi sidomos për planin profesional. Do dini si të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të treguar veten. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do ketë përmirësime të ndjeshme. Do qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe do flisni me qetësi edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës. Ju beqarët nuk duhet të gjeni pretekste vetëm për të shmangur takimet sepse gjithçka do jetë në demin tuaj. Jeta profesionale do jetë ashti si nuk ka qenë kurrë më parë. Do ndiheni të lirë dhe do keni ide fantastike. Çdo gjë do e bëni me rregull dhe asnjë moment nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe çdo gjë do ecë ashtu si duhet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite Venusin do e keni përherë në krah dhe do mund të realizoni të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Do jeni edhe më realistë dhe më bindës ndaj të tjerëve. Tek jeta e ju të dashuruarve asnjë planet nuk do ndikojë negativisht, prandaj çdo gjë do varet prej jush. Flisni hapur dhe mos besoni aspak tek fjalët e të tjerëve. Ju beqarët do i kushtoni më tepër vëmendje një personi që keni pak kohë që e njihni. Në punë do jeni aq të ngarkuar saqë mezi do gjeni kohë të merrni frymë. Sipas Dritare.net, vërtet do lodheni, por do arrin i shumë lart. Mërkuri do ju nxitë të merrni masa dhe të ndiqni strategji të mira në planin financiar. Gjendja do jetë shumë më e mirë.

Akrepi

Mërkuri do ua ndërlikojë goxha jetën gjatë kësaj dite. Do bëheni edhe më të ndjeshëm dhe do vuani si rrallë herë. Për ju të dashuruarit priten probleme goxha të mëdha sot. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Ju beqaret do jeni të parrezistueshëm dhe do merrni plot propozime dhe ftesa. Bëni disa seleksionime në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë për fat të keq nuk do mund t’iu realizohet dot projekti që keni menduar dhe kjo do ju bëjë tejet pesimistë për të ardhmen. Gjendja e financave fatmirësisht do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme duhet të mundoheni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të mos kompleksoheni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të mundoheni sa të mundeni të tregoheni diplomatë sepse jo çdo histeri tuajën do e durojë ai që keni në krah. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e më të mëdhenjve sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar keni për të pasur fat me shumicë dhe do dini ta menaxhoni situatën sa më mirë. Karriera ka për të marrë drejtimin që keni pritur përherë. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni paksa të fiksuar për të bërë shpenzime pafund në mënyrë që të plotësoni qejfet e momentit. Për ju të dashuruarit konfigurimi i yjeve do jetë shume i mirë kështu që gjërat do ju ecin për bukuri në jetën tuaj sentimentale. Ndjenjat do jenë akoma më të forta dhe do dini t’i shprehni. Ju beqarët do merrni propozime të shumta dhe do ndiheni të përkëdhelur. Kujdes me vendimet. Në punë është momenti i duhur për të vendosur objektiva të reja e për të reflektuar me largpamësi. Përdorni teknologjitë e reja sepse do ju ndihmojnë pamasë. Në planin financiar gjendja do lërë ende për të dëshiruar. Nuk do ja dilni dot pa ndihmën e disa të afërmve.

Ujori

Hëna do sjellë shumë të papritura gjatë kësaj dite kështu që duhet t’i bëni sytë katër. Dijeni se nuk do mungojnë as surprizat e bukura. Nëse jeni ne një lidhje merrini gjërat sa më shtruar dhe pranoni të flisni gjerë e gjatë me partnerin për disa tema delikate të së shkuarës. Njëherë duhet të bëni këtë kështu që sa më shpejt aq më të çliruar do ndiheni. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse mund ta lëndoni pa masë veten. Në punë Hëna, Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë arritjet. Një person i panjohur mundet t’iu bëjë edhe një propozim që duhet ta mendoni me kujdes. Me financat do jeni inteligjentë dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Do ndiheni më mire se kurrë më parë.

Peshqit

Planetët do ju nxitin të jeni më diskretë gjatë kësaj dite dhe më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do karakterizohet nga delikatesa dhe ëmbëlsia. Do ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit dhe emocionet do jenë të shumta. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni nga disa persona që më parë i keni refuzuar. Do e keni disi të vështirë për ta afruar, por me këmbëngulje do ja dilni. Në punë duhet të shfrytëzoni përvojat që keni për të arritur sa më lart. Shumë kolegë do ju kenë zili madje për njohuritë që keni marrë prej vitesh. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga sa ju e keni menduar. Nuk pritet asnjë surprizë e keqe.