Horoskopi për ditën e sotme, e diel 10 mars 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite do adhuroni aventurat dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që mendoni. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqaret do jeni mahnitës dhe do bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë do jeni edhe më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Shefat do kenë besim të verbër tek ju dhe do ju besojnë një sektor vërtet të rëndësishëm. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.

 

Demi

Sot do preferoni të jeni përherë ju që do thoni fjalën e fundit. Ju duket vetja më superiorë dhe me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do afroheni më pranë partnerit tuaj dhe do ia shprehin gjitha ato që keni menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni të bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe keni për të vuajtur.  Në punë duhet të bëni gjithçka për të vënë edhe më në pah vlerat tuaja. Vetëm në këtë mënyrë do i kënaqni shefat dhe do merrni atë që dëshironi. Për financat do jetë ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni asnjë shpenzim të madh.

 

Binjakët

Nën ndikimin e madh të Hënës dhe Neptunit sot do jeni të gatshëm të përballeni me realitetin dhe t’iu jepni zgjidhje edhe disa telasheve që ju kishin dalë. Pas një periudhe jo shumë të mirë për ju që keni një lidhje, sot situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin. Në punë duket se asgjë nuk do shkojë mirë. Do merrni refuzime, do keni vonesa dhe plot vështirësi të tjera. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet e vjetra.

 

Gaforrja

Sot do jeni shumë të kujdesshëm për veten dhe për ata që doni. Nuk do lejoni askënd t’ua prishë imazhin ju dhe personave të zemrës. Nëse keni një lidhje, planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës marrëdhënien. Nga ana tjetër ata do ju nxitin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy palët do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen dhe do ndiheni të plotësuar. Jeta profesionale nuk do ecë ashtu si do dëshironit megjithatë probleme serioze nuk do ju dalin. tregohuni vetëm pak më të logjikshëm dhe të duruar. Sektori i financave do jetë mjaft konfuz. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi pasi nuk është koha për të rrezikuar.

 

Luani

Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mirë. Lëreni pas të shkuarën. Nëse jeni në një lidhje partneri do ua bëjë çdo moment fantastik dhe do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës. Ju beqarët do e adhuroni pavarësinë dhe nuk do ndiheni gati për të sakrifikuar lirinë. Do merrni ftesa nga disa persona të rrethit profesional, por nuk do i pranoni. Në punë nuk do keni besim të plotë tek vetja dhe nuk do arrini dot t’i realizoni objektivat. Gjendja e financave do jetë gjithë e më shumë delikate sepse do investoni pa marrë parasysh rrezikun.

 

Virgjëresha

Mërkuri do ju bëjë të mendoni gjëra të reja si ta përmirësoni të përditshmen. Mundet edhe të eksperimentoni sot. Nëse jeni në një lidhje partneri juaj do jetë dakord t’iu ndjekë ngado dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta pasionante për ju. Nëse jeni beqarë tani për tani situata sentimentale do jetë ende e qetë. Nuk ka ardhur koha e përshtatshme për të bërë ndryshime. Në punë ka rrezik që situata të jetë shumë e paqëndrueshme. Mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni sa më shumë tek gjërat thelbësore sepse përndryshe gjithçka do marrë tatëpjetën. Paratë për fat do mbeten të mira.

Peshorja

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite sidomos në familje. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të shtoni dozat e imagjinatës dhe të bëni gjëra të reja sepse rutina do bëhet mbytëse dhe destabilizuese. Ju beqarët do jeni të mbyllur dhe nuk do merrni as guximit të njiheni me disa persona që do ju ftojnë. Sipas Dritare.net, në punë yjet do ju bëjnë shumë më kreativë dhe me fat. Çdo gjë do ju realizohet fiks ashtu si e keni dashur. Me shpenzimet mos u tregoni të palogjikshëm sepse problemet do jenë të mëdha.

 

Akrepi

Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt, por mirë është të ruani sa më shumë besimin. Nëse jeni në një lidhje do i qëndroni besnikë atij që keni në krah dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni.  Ju beqarët ka mundësi të përqendroheni aq shume tek puna saqë as nuk do ju shkojë nëpër mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë sot, megjithatë asnjëherë nuk duhet ta lëshoni veten. Financat mund të përkeqësohen vetëm po kryet shpenzime të pamatura.

 

Shigjetari

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

 

Bricjapi

Intuita nuk do funksionojë si duhet gjatë kësaj dite dhe herë pas here nuk do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai me të drejtë mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqe, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë tuaj. Në punë lëreni mënjanë imagjinatën tuaj të zhvilluar dhe kthehuni në realitet. Merrni edhe disa masa që askush të mos ndërhyjë në planet që keni bërë. Për sektorin e financave dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive me shpenzimet sepse situata mund të ndryshojë menjëherë.

 

Ujori

Do tregoni shumë kujdes për imazhin tuaj gjatë kësaj dite dhe për këtë mund të vendosni të mbani larg disa persona të dëmshëm. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë plot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Bëni vetëm kujdes mos këto emocione iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dike që e njihini prej kohesh, por që kurrë nuk e keni pasur qejf. Në punë dita do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem serioz. Vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni gjatë para se të veproni. Në planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po të kishit më shume para do shpenzonit më shumë.

 

Peshqit

Gjatë kësaj dite do keni shumë vullnet dhe dëshirë për të vendosur paqen. Gjithçka për ju do ecë më së miri. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por do ëndërroni shumë me lart. Do jeni përsëri te mërzitur. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as maturia dhe durimi. Financat do jene në përgjithësi te mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa para do harxhoni./real-news.tv/