fbpx

Hudhra, antibiotiku më i mirë e i fuqishëm natyral

hudhra-905x395.jpg

Hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral.

‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.

Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që çon në diarre, grip dhe dhimbje barku.

Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm.

Përveç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.

Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:

– E forcon sistemin e imunitetit
– E pastron gjakun nga toksina
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– E zvogëlon rrezikun e kancerit
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
– E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut.

Pra kjo është një arsye mjaft e fortë që hudhra të mos mungojë në tryezat tuaja./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303