Kandidati për president i SHBA, Joe Biden ka thënë se nëse fiton zgjedhjet presidenciale të 2020, do ta gjejë kurimin e sëmundjes së kancerit.
Biden në një tubim gjatë fushatës në Ottumëa, rrëfeu për humbjen e njerëzve të dashur.
“Shumë prej jush e kuptojnë se çfarë do të thotë humbja e njerëzve të dashur. Unë e kuptoj nëse humbni një burrë, një grua, një bir, një vajzë, një anëtar të familjes. Kjo është arsyeja pse unë kam punuar kaq shumë në karrierën time që ta siguroj këtë. Prandaj ju premtoj që nëse zgjidhem president, do të shihni gjërat e vetme më të rëndësishme që do të ndryshojnë Amerikën, ne do të gjejmë ilaccin për kancerin’’, ka thënë Biden.
Kjo deklaratë kaq e ndjeshme nxiti duartrokitje të gjata nga audienca.

