TË FUNDIT

Humb kontrollin, rrokulliset ‘Fouristrada’ në Gramsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gramsh.

Bëhet me dije se një Fuoristradë ka humbur kontrollin e saj duke devijuar nga rruga e për pasojë drejtuesi i saj është lënduar.

Raportohet se i aksidentuari quhet Riza Pëllumbi.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në fshatin Bregas të Gramshit, ku automjeti u rrokullis disa herë nga devijimi.

Mësohet se zjarrfikësit ishin të pranishëm për të ndihmuar drejtuesin e automjetit për të dalë nga makina pasi ishte bllokuar brenda.

Ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Gramshit për të marrë trajtim mjekësor./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat