fbpx

Humbën jetën në aksidentin fatal, e afërmja e çiftit dedikim rrëqethës

cift.jpeg

Një aksident tragjik i ka marrë jetën çiftit shqiptar në Amerikë. Pak më parë, e afërmja e Muharem Frluckaj ka reaguar në Facebook duke thënë se ende nuk e besojnë tragjedinë që preku jo vetëm familjen por të gjithë Malësinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në “George Washington” në New York ku Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe gruaja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe po udhëtonin me automjetin tip Honda CRV dhe u përplasën me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Shkrimi i plotë:

Sot morem nje lajm te zi nga Amerika e larget, ne nje aksident komunikacioni nderuan jete djali i tezes time Muharem Frluçkaj me bashkeshorten e tij Bisere Rami Frluçkaj. Ende nuk mund te besojme se ndodhi kjo tragjedi jo vetem per ne familjaret por per te gjithe Malesine, por duhet ta pranojme realitetin se nuk ndodhen me ne mesin tone, te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi!

Muharemi dhe Bisera ishin shembull i nje familjeje malesore, te dashur dhe te afert me familjen dhe vendlindjen. Muharem sa here vije ne vendlindje nuk u ktheve pa i vizituar familjaret tu, dajen, tezet e te gjithe vendasit duke treguar respekt e afersi shpirterore me te gjithe ne.

Vlerat tua te larta njerezore e shpirterore te bene edhe besimtare e njeri human, gjithmone ishe duke i ndihmuar te tjeret, aty ku ishte e ku nuk ishte nevoja. Ndihma dhe perkrahja jote ndaj te afermeve, vendasve dhe familjareve nuk do te harrohen kurre!

Ashtu siç ishe ti i dashur e i respektueshem ashtu e kishe edhe bashkeudhetaren tende te jetes, me te cilen tash e tutje lutemi qe te jeni bashke ne xhenet! Tezes time, vellezerve e motres tende ashtu si edhe prinderve te Biseres e vellezerve te saj Zoti ju dhasht durim e force qe te perballojne kete dhimbje kaq te thelle!

Bijt e bijat sikur ju qe ishit jane te rralle, Zoti ju shperbleft me xhenet!

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303