Humbisni 2 kg për 24 orë me dietën gjysmë të lëngshme

Ka një dietë detoksi që ju lejon të humbni deri në 2 kg… Ju duket e pabesueshme?! Epo bëni mirë ta besoni!

Dëshira për ta pastruar shpejt trupin, duke e çliruar atë nga toksina, duke hequr lëngjet e tepërta dhe duke marrë energji dhe vitalitet, mund te jëtë një realitet, por ka një rregull: duhet ta ndiqni këtë “dietë rrufe” me kujdes të jashtëzakonshëm dhe jo më shumë se 24 orë.

Dieta gjysmë- e lëngshme është një detoksifikim i vërtetë flash që duhet të ndiqet vetëm për periudha shumë të shkurtra kohore, pikërisht për të shmangur ndonjë ndërlikim mjekësor dhe që do të lejojë që organet të pastrohen lehtësisht, duke bërë që edhe lëkura të marri përfitime të konsiderueshme.

Ka dy variante për një dietë gjysmë të lëngshme: e para, e cila është dukshëm më drastike, përfshin vetëm konsumin e çajit dhe lëngje frutash, ndërsa e dyta gjithashtu lejon supat dhe smoothi por edhe perime sezonale. Të dy regjimet mund të rezultojnë në humbje të konsiderueshme në peshë, të cilat mund të arrijnë deri në 2 kg në 24 orë.

Dieta gjysmë-e lëngshme përfshin kryesisht përdorimin e frutave në një sasi prej 1.5 kg, me kusht që ajo të lidhet edhe me konsumimin e të paktën 2 litra ujë: rekomandohet pjepri për shkak të vetive diuretike, por edhe ananasi, molla dhe banania.

Perimet dhe zhardhokët janë të lejuar, siç janë patatet, të cilat përveç pastrimit, janë në gjendje të lehtësojnë urinë, duke ju dhënë ndjenjë ngopje më të madhe, së bashku me perime si spinaqi, kastravecat, lulelakra dhe panxhari.

Dieta gjysmë- e lëngshme është mjaft kreative: mundet që të argëtoheni duke përzier fruta dhe perime sipas dëshirës, për të krijuar përzjerje të shijshme plot multivitamina.

Avantazhet e dietës gjysmë të lëngshme?

Kjo dietë redukton dukshëm përmasat në bel, ju jep një ndjesi lehtësie dhe mirëqenie si dhe shumë energji.

Dieta gjysmë – e lëngshme me ardhjen e sezonit të verës paraqet një nevojë reale, sidoqoftë, gjithmonë është e këshillueshme që, para se të nisni një dietë të re, të konsultoheni me mjekun tuaj apo dietologun tuaj, duke u siguruar se ajo është e përshtatshëm për trupin tuaj dhe se nuk gjeneron komplikime. /real-news.tv/