fbpx

Humbja e mjekëve në luftën kundër koronavirusit, mjeku: Është përgjegjësi e përbashkët

Për mjekun e njohur Albert Troci humbja e jetëve të mjekëve në luftën kundër COVID-19 është një “përgjegjësi të përbashkët”.

“Përgjegjësia është përbashkët, më shumë e protokolleve që duhen ndjekur në mënyrë të rreptë dhe futja e pacientëve në spitale duhet të kalojë kontrolle të rrepta, po kështu edhe personeli shëndetësor, apo mosgrumbullimi në spitale,” – tha Troci, i cili këmbënguli se në këtë situatë përgjegjësia është vështirë për t’iu adresuar.

I pyetur se si e shihte ai situatën që po kalon Shqipëria pasi prej javësh po raportohen vdekje dhe raste në rritje, mjeku Troci e përshkroi atë me shqetësim dhe tha se Shqipëria po jeton atë që Italia përjetoi në muajin mars.