Federata Shqiptare e Futbollit ka vdenosur shkarkimin e trajnerit Christian Panucci. Shkarkimi i Panuccit vjen vetëm një ditë pas humbjes përballë Turqisë në Loro Boriçi.
Kombëtarja nën drejtimin e Panuccit dështoi edhe në ligën e Kombeve. Eleminatoret e EURO 2020 ishin një sfidë për të provuar rezultatet e drejtimit të kombëtares nga Panucci, por ka mjaftuar humbja e parë në eleminatore që FSHF të shkakojë trajnerin italian. Konrata e tij me kombëtaren shqiptare do përfudnonte në fund të këtyre eleminatoreve.
Panucci drejtonte kombëtaren shqiptare që nga korriku i vitit 2017.
Në ndeshjen e dytë zyrtare eleminatore kundër Andorrës, kombëtarja shqiptare do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit:
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.