fbpx

Hyn në fuqi akti normativ, ja sa do gjobiteni nëse jeni pa maskë, zbardhet vendimi i qeverisë

policia-kontrolle.png

Ka hyrë në fuqi akti normativ i qeverisë për masat e reja anti COVID.

Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobiten me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje, gjoba shkon në 5 mijë lekë.

“Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”,- theksohet në vendimin e qeverisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303