fbpx

I akuzuar për dy vrasje, ekzekutohet në Tiranë Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave

jurgeni-vendngjarje-.jpg

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, është qëlluar për vdekje në afërsi të banesës së tij në rrugën “Zef Jubani”.

“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta  është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” njofton policia.

Trupi i pajetë është transportuar me autoambulancë drejt morgut, teksa ka pasur dhe momente tensioni mes familjarëve dhe unifiormave blu.

Kush është viktima?
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen  në dy vrasje.Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani  për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti.
Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes  dhe Jurgeni u lirua.

Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.

Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.

1729516F-B01F-419D-A4D1-F3E887F74D9E WhatsApp_Image_2019-03-18_at_10.55.44_PM WhatsApp_Image_2019-03-18_at_11.04.50_PM WhatsApp_Image_2019-03-18_at_11.04.51_PM whatsappimage2019-03-18at105545pm1
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303