TË FUNDIT

‘I bëj thirrje 3 artistëve’, Meta i prerë për datën e zgjedhjeve vendore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka folur i prerë nga Durrësi në lidhje me zgjedhjet vendore.

Ai ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen më 13 tetor.

Më tej, Meta i ka bërë apel partive politike që të përgatiten dhe t’i japin fundit ngërçit, por të vihen në bisedime.

‘I bëj thirrje 3 artistëve, t’i japin fund këtij absurdi të marrin masat për zgjedhjet vendore më 13 tetor. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi normalitet dhe një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet. Zgjedhjet e 13 tetorit janë një detyrim ligjor kushtetues i pashmangshëm, është një detyrim për kryeministrin që të heqë dorë ndaj presioneve e shantazheve nga të gjitha institucioneve. Është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të behën gati për të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit’, citoi Meta./real-news.tv

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/398178644147709/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat