TË FUNDIT

I erdhi koha! Edi Rama përfundon në Gjykatë

Pas qindra denoncimeve të Kryeministrit Rama ndaj personazheve të ndryshme mediatike në vend, i ka ardhur radha atij tashmë që të përfundojë në gjykatë, por tashmë si i pandehur.

Në një prononcim për mediat, pas dorëzimit të padisë, Gazetari Rakipi akuzoi kryeministrin Rama si një diktator që fyen e shan gazetarët.

“Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama fyen gazetarët pa reshtur. E keni dëgjuar fjalorin e tij. Rama është gojështhurur. Rama ka bërë përpjekje që unë të mbyll emisionin. Rama është diktator i tipit të ri, i tipit të Putinit, të Erdoganit, nuk ka asnjë ndryshim me ta. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë”, tha Rakipi.

Rama e ka paditur Rakipin më herët për “nxirje imazhi”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat