TË FUNDIT

I infektuar me Covid-19, Robert Budina flet për një lojë të madhe

I çuditshëm ka qenë reagimi i sotëm i regjisorit, Robert Budina, pas lajmeve të ditës së sotme, ku u tha se ai dhe vëllai i tij Edmondi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

‘Ju dini gjë që zoti kryeministër është drejtori i testeve të Covidit? Unë nuk e di që të jetë i tillë dhe nuk e di nga e mori këtë lajm. Unë deri në momentin që po flasim nuk kam marrë një dokument që jam i vërtetuar me Covid. Mora thjesht një këmbëngulje.

Para një jave e gjysmë kam qenë në një të afërmin tim që ndërroi jetë, dhe dikush aty ka qenë i infektuar me Covid. E paska marrë vesh këtë lajm zonja Silva Bino, dhe kërkoi me këmbëngulje që të bënte testet e vëllezërve Budina, meqë ka merakun tonë.

Me një këmbëngulje të jashtëzakonshme u kërkua që ne të bënim testin, pa pasur asnjë shenjë. E bëmë testin, rezultuam pozitivë. Kryeministri para se të dilte vetë autoriteti përkatës, bëri një status duke na uruar me hipokrizi shërim të shpejtë, ndërkohë unë kërkoj që të bëhet testi i fëmijëve të mi por më thonë jo sepse nuk kanë shenja. E gjithë është një lojë e qartë politike”, deklaroi ai në një intervistë për Ora News.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat