2 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Pogradecit pasi u merrnin lekë emigrantëve të paligjshëm për t’i kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Njoftimi policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë. A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volksëagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”

