I lanë pa kokërr leku/ Dy lojtarët e huaj largohen nga Flamurtari!

sarris-768x512.jpg

Kriza e Flamurtarit është e skajshme, e frikshme dhe e zgjatur! Një krizë që vijon nga sezoni në sezon, premtime fasadë nga ana e administratorit Idrizi që çdo ngër ia përplas Bashkisë Vlorë teksa lojtarët nuk paguhen. Edhe ato merkato të bujshme verore të dy viteve më herët, janë shoqëruar me kolaps total në janar.

Borxhet janë të rënda, gjyqet e humbura në FIFA janë stivë dhe ky sezon duket se e ka ndëshkuar Flamurtarin kur ka përfunduar vetëm ¼ e tij.

Që në sfidën e radhës kundër Luftëtarit, trajneri Luan Birçe nuk do të ketë shërbimet e dy prej titullarëve të skuadrës, grekut Sarris dhe boshnjakut Bajraktareviç. Të dy lojtarët e huaj janë larguar nga kuqezinjtë pasi që prej ditës që kanë shkelur në Vlorë, nuk kanë parë asnjë qindarkë me sy, çka dëshmon krizën e thellë të klubit legjendar të futbollit shqiptar!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303