fbpx

I ngacmoi se*sualisht të bijën, plas keq grushti në Lushnje, babai bën për spital 43-vjeçarin

policia-lushnje.png

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

I arrestuari është shtetasi Xh. B., pasi sipas uniformave blu, ka goditur me grushte një 43-vjeçar, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe 43-vjeçari N. Ç., i cili akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin:

Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303