18.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

TË FUNDIT

I pakënaqur me rezultatet, Duka “ngrin” trajnerët e moshave

spot_img

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, analizën vjetore për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.

Presidenti Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e përfaqësueseve kuqezi, së bashku me teknikët e femrave. Drejtuesit më të lartë të FSHF-së bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.

Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve.

Kujtojmë që Shqipëria U-17 dh ajo U-19, të drejtuar nga Elvin Beqiri dhe Nevil Dede, dështuan në kualifikueset e Eruopianit, duke u renditur në vendin e vendit në grupet respektive.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat