fbpx

I papërmbajtshëm Uldedaj, kampion me dorë të thyer

1557728710_uldedaj1.jpg

Boksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj, ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e së shtunës në Magdenbug të Gjermanisë.

21-vjeçari shqiptar u shpall kampion  në koategorinë ‘Junior WBC’ pasi mposhti boksierin polak Krzisztof Tvardovski me rezultat të përgjithshëm 97-93 pikë.

Kjo përballje u bë me 10 raunde, ku Uldedaj arriti të ishte superior ndaj polakut ne pothuajse 7 raunde duke rrëmbyer edhe titullin kampion bote.

Megjithëse u kurorzua kampion, kjo sfidë nuk ishte shumë e lehtë për Uldedaj, pasi në fund të ndeshjes ai bëri një deklaratë që i trembi të gjithë.

“Kam thyer dorën time të djathtë”, tha kampioni Uldedaj.

Ky ishte titulli i dytë i rëndësishëm në karrierën e Uldedaj pas titullit kampion bote në  ‘Junior WBO’ të fituar disa muaj më parë në Tiranë, kur mposhte rivalin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz.

Ndonëse në një moshë të re, Jurgen Uldedaj duket në rrugë të drjetë dhe premtuese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303