Identifikohet viktima që humbi jetën në Bulqizë

viktime.jpg

Një 43-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ai ishte shoferi i një makine me lëndë drusore, ku për një moment devijon dhe del nga rruga.

Menjëherë, 43-vjeçari ka gjetur vdekjen dhe raportohet se identiteti i tij është Gafurr Suma.

Ndërkohë, mësohet se ka mbetur edhe një tjetër person i aksidentuar.

Ai është pikërisht Aleksandër Tola, që momentalisht po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Bulqizës.

Policia po punon ende për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik për 43-vjeçarin./real-news.tv

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303