Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e restorantit “Panorma” në Porto Palermo në pronësi të Mihal Kokëdhimës.
IKMT e mbështetur edhe nga policia kanë nisur shembjen qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak se lokali ishte ndërtim pa leje.
“Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”, thotë IKMT.
Më tej thuhet se çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit dhe se menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.
Shembja e tij vjen pasi Kokëdhima javën e kaluar dhunoi një grup turistësh spanjollë, të cilët u larguan të pakënaqur nga shërbimi.
Pamjet teksa turistët largoheshin në gjendje paniku bën bujë, ndërkohë që Kokëdhima shihej i kapur në pjesën e përparme të makinës.

