TË FUNDIT

IKMT përmbush aksionin në Radhimë, dorëzohen qytetarët

Ka vijuar aksioni i IKMT-së në zonën e Radhimës në Vlorë, ku që prej orëve të para të mëngjesit forca të shumta kanë realizuar prishjen e disa moleve të bizneseve.

Mes objekteve që janë shembur janë dhe ato ku gjatë ditës së djeshme pati një qëndresë nga ana e banorëve, të cilët sot janë mbajtur larg aksionit nga ana e forcave të FNSH-së.

Për të inspektuar këtë aksion të prishjeve në Jug të vendit, në qytetin e Vlorës ka mbërritur sot dhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Banorët duket të pafuqishëm për të mbrojtur objektet e tyre, dhe bizneset, për të cilat dje thanë se do të sakrifikonin edhe jetët e tyre.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat