Iku ‘zero’ tek Atalanta, Gjimshiti tani vlen miliona

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, është një prej lojtarët më të mirë dhe më të dalluar të Atalantës në këtë sezon fantastik për bergamaskët.

Atalanta mund të quhet surpriza e Italisë për këtë vit ndaj edhe “Sky Sport”, ka bërë një analizë të rritje së vlerës së lojtarëve ne treg dhe ndër ta ishte Gjimshiti.

Nga zero euro që mbërriti në Bergamo në janar të 2016-ës,  tashmë vlera e shqiptarit është 20 milionë euro.

“ U rrit mes hierarkisë së mbrojtësve dhe bind çdo ndeshje e më shumë. 26-vjeçari arriti me zero euro në janar të 2016-ës, por nëse doni ta blini duhet të paguani 20 milionë euro. Kujtojmë që Gjimshiti në janar për pak sa nuk kaloi te Beshiktashi për 500 mijë euro”, shkruhet për shqiptarin në median prestigjioze. /real-news.tv/