Ilir Meta me parti të re?! Deklarata e bujshme e Monika Kryemadhit

Monika-Kryemadhi-kryetare-e-LSI-2.jpg

Prej kohësh po diskutohet që Presidenti Ilir Meta do të krijojë një parti të re. Më shumë dyshimet i ka shtuar sot Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

E ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’, Kryemadhi tha se do ta sfidonte Metën në momentin kur ky i fundit të rikthehej në të LSI, megjithatë shtoi se nuk besonte se do të garonte sërish për kryetar.

“Meta ka bërë zgjedhjen më të mirë si President. A do ta garoja? Po sigurisht që do ta garoja për postin e kryetarit. Nuk e di si do dilnim, por jam e bindur që nuk garon më me LSI. Do krijojë partinë e vetë ai, por bën shaka besoj. Tek LSI ka vendosur gjthmonë anëtarësia. Ka qenë dhe do jetë parti e të rinjve dhe të rejave,”-tha Kryemadhi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303