TË FUNDIT

Ilir Meta politikë mes përrenjve

Presidenti Ilir Meta mendon ende për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, ndonëse ka nisur pushimet duke hyrë mes përrenjve.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka zgjedhur një vend aspak tipik për të folur mbi politikën, ndërsa ka bërë disa pyetje për personat që bëjnë si të paanshëm rreth krizës: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar?

Postimin kreu i shtetit  e ka shoqëruar me një video ku duket duke përshkuar ujin e ftohtë në Prevallë, të cilin e konsideron si terapi. Nuk dihet kujt i adresohet ky mesazh politik, por këtë herë Meta nuk i drejtohet kryeministrit Rama.

 

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruajti Meta në Facebook.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat