Për analistin e njohur Artur Zheji shkarkimi i Metës është pothuajse i sigurt. Sipas Zhejit kjo tregon se po shkojmë në erdoganizëm.
Madje Zheji ka zbuluar edhe emrin e Presidentit të ri, duke u shprehur se Komisioni Hetimor Parlamentar tregon që Rama e do për vete edhe institucionin e kreut të shtetit.
I pyetur se kush mund të ishte Presidenti i ri i Shqipërisë, në rast të shkarkimit të Metës, Zheji u përgjigj:
“Gramoz Ruçi. Pse jo? Atij i përket. Pse ti mendon se do e peshkojë presidentin e ri nga opozita?”

