fbpx

Imzot George Frendo lë spitalin, mposht koronavirusin

imzot-george-Frendo1-770x443.jpg

Imzot George Frendo sapo ka mposhtur virusin e rrezikshëm. Ai po trajtohej në Bari të Italisë, ku gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.

Raportohet se së fundmi, Imzot George Frendo ka dalë nga spitali.

NJOFTIMI

Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.
Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje.
Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303