Një ngjarje e pazakontë dhe e turpshme ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku disa persona kanë dhunuar 3 lojtarët të Skënderbeut.
Siç dihet, skuadra e Skënderbeut po udhëtonte për në Fushë-Krujë për takimin e radhës të vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore kundër Kastriotit.
Lojtarët menjëherë sapo kanë mbërritur janë përballur me 25 persona, të cilët raportohet se kishin hyrë në stadium pa asnjë lloj autorizimi.
Menjëherë, ata kanë sulmuar 3 futbollistët Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.
Klubi i futbollit të Skënderbeut ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve.
Mësohet se në momentin e përplasjes nuk ka pasur asnjë polic në stadium./real-news.tv

