Indrit Çullhaj është shpallur kampion i Ballkanit për të rritur për herë të dytë radhazi.
Në aktivitetin “Balkan Judo Championship”, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri me një nivel kaq të lartë pjesëmarrjeje, Çullhaj ka fituar 3 ndeshje me “ippon”, duke i mbyllur ato përpara se të mbaronte koha e plotë.
Çullhaj përgatitet tashmë për garën e radhës, që do të mbahet më 5 prill, në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillohet turneu “Antalya Gran Prix”. Synimi tij është të grumbullojë pikë për të shkuar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. (ss)
Advertisement