Intervistoi Ramën, gazetari: Përvoja më mizerabël…

Gazetari i “Euronews”, Jacke Parrock intervistoi kryeministrin Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi

Ai u shpreh se Rama e kishte pritur këmbë zbathur dhe me pantallona të shkurtra, gjë që i kishte bërë përshtypje.

Më tej, ai ka dhënë përshtypjet e tij në rrjete sociale lidhur me intervistën por edhe udhëtimin në Shqipëri.

Parrock e ka cilësuar udhëtimin si një përvojë edhe të ëmbël, por edhe mizerable

“Pa dyshim, përvoja më e ëmbël dhe më mizerabël e udhëtimit në jetën time. Tani po pres për autobusin në anën tjetër të kufirit”, shkruan ai.