Investigimi/ “Hellbanianz”, ja si mafia shqiptare në Angli po rekruton njerëz përmes videoklipeve të “VIP-ave”

HellbanianzMediat britanikë kanë vënë në qendër të vëmendjes në një investimin grupin muzikor në Hellbanianz.  Sipas Mail On Sunday, këngëtarët e këtij grupi janë të dhunshëm dhe bëjnë jetë e shtrenjtë, mes makinave luksoze me burim paratë e fituara nga kriminaliteti.

“Mail On Sunday” në një investigimi të gjatë shkruan se “Hellbanianz” përmes muzikës së tyre dhe video-klipeve ku shfaqen në një jetë luksoze po rekrutojnë anëtarë të rinj shqiptarë.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët rekrutojnë ushtarë të rinj në Angli, përmes videove, ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce e duke u dhënë jehonë kapove sikur të jenë një kartel droge”. Kështu shkruajnë gazetarët e Mail On Sunday Mark Hookman dhe Jake Ryan, sipas të cilëve duke cituar burime nga komuniteti shqiptarë në Angli thonë se Hellbanianz e përdorin muzikën si një PR për qëllimet e tyre kriminale. E ndërsa të gjithë i njohin anëtarët dhe drejtuesit të Hellbanianz përmes presudonimeve gazetarët anglez kanë mundur të zbulojnë emrat e tyre të vërtetë.

‘Stealth’ një prej këngëtarëve kryesor të grupit i cili shfaqet në videoklipet e Hellbanianz i rrethuar nga djem më maska është Fatjon Dibra nga Burreli. Ndërsa një tjetër anëtarë i rëndësishëm i këtij grupi është “Vinz”, që sipas kësaj gazete quhet Ervin Selita 26 vjeç edhe ky nga Burreli.

Disa prej këngëve të Hellbanianz i dedikohen anëtarëve të grupit tashmë të burgosur për krime të ndryshme. Gazetarët e kësaj gazete kanë mundur të identifikojnë një bisedë në Instagram Live, mes dy anëtarëve të burgosur të Hellbanianz të cilën më pas e kanë publikuar në Youtube.

Azem Dajci i njohur me pseudonimin ‘Ziro’ bashkëbisedon përmes një telefoni Iphone të futur ilegalisht në burg me anëtarin tjetër të grupit njohur me nofkën ‘Gucci’ i identifikuar si Fabion Kuçi.

Dajçi dhe Kuçi ndodhen në paraburgimin e burgur Wormwood Scrubs në pritje të dënimit për grabitje të dhunshme. Kuçi 27 vjeç ka pranuar akuzat për grabitje në rrethana rënduese. Po ashtu edhe Dajçi 26 vjeç, ka pranuar të njëjtën akuzë si dhe atë për mbajtje të një arme dhe municionesh pa leje.

Gazetarët e Mail On Sunday kanë njoftuar autoritetet e burgjeve për këtë video ku dy shqiptarët flasin Live në Instagram. Pas kontrollit të qelive të tyre janë zbuluar tre telefona Iphone të futur në mënyrë ilegale.

Një zëdhënës i burgjeve angleze tha se “Ne do ti ndëshkojmë ata për gjetjen e telefonave, ndërkohë Instagram bllokoi llogaritë e Azem Dajçit dhe Fabion Kucit.

Ndërkohë në faqen online të Mail On Sunday ky artikull është komentuar nga më shumë se 400 persona të cilët shprehin habinë se si Youtube nuk i heq këngët e Hellbanianz të mbushura me lirika nga ku krenohen për jetën e tyre dhe i këndojnë drogës përfshi ngritjen në piedestal të dhunës. panorama