Irani i gatshëm të “shkatërrojë” çdo vend që sulmon territorin e tij

sulmi-ne-arabi-2.jpg

Irani është i gatshëm të shkatërrojë çdo vend që fillon një sulm në territorin e tij, thotë një zyrtar i lartë ushtarak.

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi SHBA dhe aleatët e saj që “të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëjnë gabime”.

Komente erdhën menjëherë pasi SHBA njoftuan se po dërgonte trupa për të mbështetur rivalin e Iranit, Arabinë Saudite.

SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Iranin për sulmet e fundit ndaj dy objekteve të naftës Saudite.

Irani ka mohuar të jetë i përfshirë në sulme. Rebelët Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani, kanë thënë se ata ishin përgjegjës.

Tensionet midis SHBA dhe Iranit janë përshkallëzuar që kur presidenti i SHBA, Donald Trump, braktisi një marrëveshje që kufizonte aktivitetet bërthamore të Iranit dhe rivendosi sanksionet./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303