Irani i kap anijen, lëvizja urgjente e Britanisë

Republika Islamike e Iranit ka njoftuar zyrtarisht për kapjen e një anije-cisternë britanike e nisur nga Arabia Saudite. Është bllokuar anija britanike Stena Impero, me 23 persona në bord, teksa doli jashtë kursit dhe hyri në ujërat e Iranit.

Pronarët, përmes një njoftimi thanë se “anija u rrethua nga varka të vogla të zeza dhe helikopterë në Ngushticën Hormuz, teksa po lundronin në ujëra ndërkombëtarë”.

Sakaq, zyrtarë të lartë në qeverinë britanike kanë zhvilluar një mbledhje emergjence. Ata kanë kërkuar më shumë informacion nga qeveria iraniane lidhur me bllokimin e anijes.