Irani paralajmëron Britaninë e Madhe

iran-british-tensions.jpg

Ambasadori i Iranit në Londër paralajmëroi për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve pasi zyrtarët britanikë refuzuan të heqin sanksionet kundër Teheranit.

Britania e Madhe e ka quajtur konfiskimin e tankerit të saj në Ngushticën e Hormuzit “një akt armiqësor”, raporton Reuters.

Ambasadori iranian Hamid Bedinejad ka shkruar në Twitter se “Britania ka nevojë për të frenuar ato forca politike që duan një përshkallëzim të tensioneve,” dhe se “situata në rajon është shumë e rrezikshme dhe e ndjeshme” dhe se “Irani është i përgatitur për skenarë të ndryshëm “.

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Tobias Elwood nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Teheranit.

“Tani duhet të sigurohemi se çështja e anijes së kapur është zgjidhur dhe ne do të lejojmë anijet nën flamurin britanik të lundrojnë në mënyrë të sigurt në ato ujëra”, tha Elwood për Sky News.

Ai tha se po shqyrtohen një sërë mundësish si përgjigje ndaj Teheranit, duke përfshirë sanksionet dhe se Londra do ta diskutojë çështjen me aleatët e saj.

Garda Revolucionare iraniane të premten konfiskoi tankerin Stena Impero me 23 anëtarë të ekuipazhit.

Është njoftuar se të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303